logo

VAKSINOJE FËMIJËN PËR NJË
TË ARDHME PA SHQETËSIME!

Mite Për Vaksinat

Miti Nr.1

„Vaksinat nuk testohen mjaftueshëm para përdorimit”.

Vaksinat janë ndër produktet mjekësore të testuara më rigorozisht! Ashtu si për të gjitha ilaçet, ekziston mundësia e raksionit pas vaksinimit. 1 Sidoqoftë, këto efekte anësore janë zakonisht të vogla dhe kalojnë brenda disa ditësh. Efektet e rënda anësore janë shumë të rralla. 2 Për shembull, rreziku i përjetimit të një reaksioni të rëndë alergjik nga një vaksinë është aq i vogël sa që ka më shumë të ngjarë që dikush të goditet nga rrufeja! 1,2 Të gjitha vaksinat duhet të kenë një "autorizim" para se të hidhen në treg. Kjo liçensë lëshohet pas vlerësimit të të dhënave të mbledhura gjatë zhvillimit të produktit dhe pas provave klinike (që janë gjithmonë në vazhdim). Para lëshimit të autorizimit për t’u hedhur në treg, agjensitë / organet rregullatore gjithashtu duhet të verifikojnë që gjatë procesit të prodhimit janë respektuar në mënyrë rigoroze parimet e duhura të praktikës në fushën e prodhimit dhe testimit klinik ose laboratorik të produkteve. Edhe kur merret një autorizim tregu, secila tufë vaksinash duhet t'i nënshtrohet kontrollit të cilësisë përpara se të vihet në përdorim. Kjo bëhet si nga prodhuesit, ashtu dhe nga laboratorët zyrtarë evropianë të kontrollit.

Referencat:

  1. 1. http://www.lightningsafety.noaa.gov/odds.shtml [Accessed March 2017].
  2. 2. https://www.cdc.gov/vaccines/ vac-gen/side-effects.htm [Accessed January 2019]. SAGLB.OTHE.19.02.0185 Date of preparation: January 2019

Miti Nr.2

„Imunitet kolektiv nuk ekziston“

Imuniteti kolektiv parandalon epideminë në një popullatë. Pjestarët rezistentë të kolektivit përbëjnë pengesë për përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Ky koncept bazohet në krijimin e një ambienti që vetë-rekuperohet shpejt dhe ku mikroorganizmat nuk kanë kushte për t’u shumuar. Imuniteti kolektiv mund të arrijë vlera nga 0% (kur askush në kolektiv nuk është imun) në 100% (kur të gjithë anëtarët e kolektivit janë rezistent ndaj një agjenti të caktuar infektiv). Ashtu si imuniteti individual parandalon një individ të marrë një sëmundje infektive, ashtu edhe imuniteti kolektiv parandalon një epidemi të ndodhë në një popullatë (kolektive). Pjestarët rezistentë të kolektivit përbëjnë pengesë për përhapjen e mëtejshme të infeksionit dhe sa më rezistentë të jenë individët në komunitet, aq më pak shanse ka që agjenti shkaktar të prekë një person të ndjeshëm. Kolektivi mund të shihet nga aspekti i të gjithë popullsisë së një vendi ose kontinenti, por edhe nga aspekti i bashkësive më të vogla si kopshtet, shkollat, vendet e punës, grupet fetare ose familjet. Imuniteti kolektiv është mënyra e vetme për të mbrojtur njerëzit që nuk mund të bëjnë vaksinën për shkak të sëmundjeve të shumta me defiçensë imuniteti. Ato mund të mbrohen vetëm nga anëtarë të shëndetshëm të kolektivit të cilët munden dhe duhet të vaksinohen!

Referencat:

  1. 1. World Health Organization Media Center. Immunization Coverage. Available at: http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs378/en/. Accessed November 29,2019.
  2. 2. Community immunity—Vaccines.gov http://www.vaccines.gov/basics/protection/
  3. 3. Anderson RM, May RM. Vaccination and herd immunity to infectious diseases. Nature 1985; 318: 323–329.
  4. 4. Herd immunity. The History of Vaccines http://www.historyofvaccines.org/ content/herd-immunity-0 (2019).
  5. 5. Vietri JT, LiM Galvani, AP Chapman. Vaccinating to help ourselves and others. Med Decis Mak 2012; 32: 447–458.

Miti Nr.3

„Vaksina është për sëmundje që nuk ekzistojnë më“

Në zanafillën e racës njerëzore, patogjenë të ndryshëm e ndoqën atë dhe zvogëluan pak a shumë numrin e popullsisë. Nga sëmundjet sporadike dhe deri tek ato më pk të prekura nga vdekja, si infeksionet kërpudhore ose parazitare (me përjashtim të malaries) deri tek epidemitë kryesore si lisa në Europë dhe në lindje ose murtaja 1378/49 në Europë. Shfaqja e epidemive të tilla ka ndikuar në mënyrë dramatike në zvogëlimin e vetë popullatës njerëzore në vazhdën e historisë. Vetëm Londra humbi afërsisht 60% të popullsisë së saj nga nëntori 1348 deri në maj 1349. Shfaqja e lisë në popullsinë indiane në Amerikën e Veriut shkatërroi fiset indigjene të Paqësorit. Në mënyrë të ngjashme, popullatat e ishujve të Paqësorit u dërrmuan ose prsktikisht u shkatërruan pas shfaqjes së lisë. Kjo i përket të shkuarës, tani gjëra të tilla nuk ndodhin më. Pyetja është: përse? Për shkak se janë futur masa mbrojtëse, pra vaksinimi. Sëmundjet serioze të cilat mund të parandalohen nga vaksinat mund të jenë më pak të dukshme, por nuk jane zhdukur kurrë. Suksesi i vaksinave do të thotë që shumë nga sëmundjet që ato parandalojnë shfaqen rrallë. Sidoqoftë, me përjashtim të lisë, asnjë nga këto sëmundje nuk është zhdukur. Edhe kur sëmundjet praktikisht janë eliminuar në një vend (p.sh. poliomelitit, difteria), ato mund të jenë vetëm një aeroplan larg. Ashtu siç nuk presim që një zjarr të ndezë alarmin e tymit, nuk duhet të presim një shpërthim të sëmundjes për të mbrojtur veten dhe familjet tona me vaksinimin.

Referencat:

  1. 1. Public Helth of England, Measels notification and deaths in England and Wales, 1940-2013 (http://webarchive.nationalarchives.gov.uk/20140505192926/ htttp://www.hpa.org.uk/web.HPAweb&HPAwebStandard/HAweb_C/1195733835814)
  2. 2. CDC Reported Cases and Deaths from Vaccine Preventbile Diseases, United States 1950-2011 (http://www.cdc.gov/vaccines/pubs/pinkbook/ downloads/appendices/G/cases-deaths.pdf)
  3. 3. United States Census Bureau, No. HS-18. Specified Reportable Diseases (http://www.census.gov/statab/hist/HS-18.pdf)
  4. 4. Vital Statistics of United States (http://www.cdc.gov/nchs/products/vsus.htm)
  5. 5. Campbell H, Andrews N, Brown KE and Miller E. Review of the effect of measles vaccination on the epidemiology of SSPEExternalexternal icon. Int J Epidemiol. 2007;36:1334-1348.

Miti Nr. 4

„Vaksinat bëhen në moshë të hershme“

Shumë prindër pyesin: a është shpejt për t’u vaksinuar dhe a janë të rënda vaksinat (e siguruara nga programi i vaksinimit) për sistemin imunitar të foshnjës? Përgjigja për të dy pyetjet është e qartë: JO, dhe kjo prë disa ardye të qarta. Ka më shumë qeliza T dhe B në një mililitër gjak të një foshnjeje sesa në të njëjtën sasi të gjakut të të rriturve! Të paktën 1011 antigjene të ndryshme mund të mbulojnë sistemin imunitar (të përcaktuar gjenetikisht, i cili përfshinë reagimin imunitar të qelizave B-humorale) të një fëmije të porsalindur të shëndetshëm! 1 Kur kësaj i shtohet larmishmëria e receptorëve T (TCR), numri i përgjithshëm i antigjenëve që mund të "mbulojnë" sistemin imunitar të foshnjës mund të shkojë deri në 1016! Numri i përgjithshëm i antigjeneve natyrore ndaj të cilëve ekspozohet i porsalinduri në lindje (flora gjenitale dhe fekale e nënës) është maksimumi 106. Kur shtohen antigjenet e të gjitha vaksinave që foshnja ka marrë në vitin e parë të jetës, maksimumi i numrit të epitopeve antigjenike është 103! Kjo do të thotë se sistemi imunitar i të porsalindurit është i aftë të "marrë" 10,000 vaksina në të njejtën kohë! Sistemi imunitar mund të rigjenerojë dy miliardë limfocite CD4 T çdo ditë! Është një kapacitet i madh që është e pamundur të "shterohet" me vaksinimin.2 Koha dhe numri i dozave të vaksinës është zgjedhur me kujdes bazuar në vitet e hulumtimit për të ndihmuar në mbrojtjen e foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur, me numrin më të vogël të mundshëm të gjilpërave. Vaksinat e vonuara ose të humbura nënkuptojnë që foshnjet janë të pambrojtura për më shumë nga sa duhet, shpesh në kohën kur rrezikohen më shumë nga sëmundjet dhe ndërlikimet serioze të sëmundjeve. Që nga lindja, foshnjat janë të ekspozuara ndaj mikrobeve kudo - madje edhe në puthjen e një nëne (çdo mililitër pështymë përmban më shumë se 100 milion baktere) - kështu që sistemi i tyre imunitar mund të trajtojë lehtësisht numrin e vogël të antigjeneve që ndodhen në vaksina.

  1. 1. Abbas AK, Lichtman AH, Pober JS. Cellular and Molecular Immunology. 2nd ed. Philadelphia, PA: WB Saunders Co; 1994
  2. 2. Ho DD, Neumann AU, Perelson AS, et al. Rapid turnover of plasma virions and CD4 lymphocytes in HIV-1 infection. Nature. 1995;373: 123–126

Miti Nr. 5

„Imuniteti natyror është më i mirë se vaksinimi“

Ju mund të fitoni imunitet nga një infeksion ose përmes vaksinimit. Infeksioni me vetë sëmundjen do t'ju sëmurë, dhe ndonjëherë madje do ju sëmurë rëndë. Për shembull, 1 deri në 4 foshnje të infektuara me fruth mund të shtrohen në spital dhe 1 në 1000 mund të zhvillojnë encefalit. 1,2 Vaksinat “imitojnë” një infeksion pa e shkaktuar sëmundjen. Ndonjëherë, pas vaksinimit, infeksioni i imituar mund të shkaktojë simptoma të vogla, si ethet. Pa hyrë në diskutime imunologjike mbi të gjithë elementët molekularë të imunitetit, ne duhet t'i përgjigjemi pyetjes se cili prej këtyre dy imuniteteve është më i mirë. Dhe përgjigjja është padyshim: imuniteti natyror. Pse? Sepse është përgjithësisht afatgjatë (në çdo rast më i gjatë se ai pas vaksinimit) dhe shumë intensiv. Shpesh lloji është specifik (sipas llojit të patogjenit që shkaktoi sëmundjen, por jo sipas agjentëve shkaktarë të lidhur me të, madje të të njëjtit lloj). Por, rruga drejt imunitetit natyror gjithashtu ka disa rreziqe. Kryesisht bëhet fjalë për një gjendje klinike të sëmundjes (dhe shumica e sëmundjeve prandalohen nga vaksinimi), rrezik për ndërlikime dhe fatkeqësisht, në disa raste edhe vdekjes. Nga ana tjetër, nuk zhvillim të sëmundjes pas vaksinimi, nuk ka komplikime, nuk ka fatalitet, edhe pse shumë rrallë, mund të ndodhin efekte anësore pas vaksinimit, siç ndodh rëndomë edhe me ndonjë ilaç tjetër. Mund të arrijmë np ërfundimin se edhe pse imuniteti natyror i atyre që e përjetojnë atë është më i mirë, nuk duhet të luash me fatin dhe jetën, por mund të vaksinohesh për të marrë imunitetin artificial më të kënaqshëm me nivelin më të ulët të rrezikut.

Referencat:

  1. 1. Epidemiology and Prevention of Vaccine-Preventable Diseases: The Pink Book: Course Textbook – 13th Edition (2015).
  2. 2. Antona D, et al. Emerg Infect Dis 2013;19(3):357–364. SAGLB.OTHE.19.02.0185 Date of preparation: January 2019

Miti Nr. 6

„Vaksinimi mund të shkaktojë sëmundjen prej së cilës po vaksinohemi“

Vaksinat ofrojnë vetëm mbrojtje nga sëmundja - ato nuk mund të shkaktojnë vetë sëmundjen! Vaksinat përmbajnë substanca të quajtura antigjene. § Antigjen është çdo substancë që e bën sistemin imunitar të prodhojë antitrupa kundër tij. Antitrupat janë proteina në formë Y në sipërfaqen e qelizave B që sekretohen në gjak si përgjigje e një stimuli antigjenik i cili e neutralizon antigjenin duke u lidhur me të. Antigjenet përfshijnë substanca të huaja (kimikate, viruse, polen, baktere), ose toksina brenda trupit (toksinat e baktereve, indet). Këto zakonisht përfaqësojnë vetëm një pjesë të një virusi aktiv ose bakteresh, të cilat mund të shkaktojnë një përgjigje imune, por pa shkaktuar sëmundjen. Për shkak se këto antigjene stimulojnë sistemin tuaj imunitar, ndonjëherë mund të keni reagime që shfaqen të ngjashme me simptomat e një sëmundjeje, si ethet e lehta ose dhimbje muskulore (për shembull, me vaksinën e gripit). Por këto reagime nuk do të thotë që ju keni marrë sëmundjen. Disa njerëz besojnë se vaksinat mund të shkaktojnë sëmundje që nuk kanë lidhje dhe që zakonisht shfaqen në të njëjtën kohë me vaksinimin e fëmijëve. Për shembull, nëse fëmijëve që marrin një arush pellushi dhe fëmijëve që marrin një vaksinë u bien njëkohësisht dhëmbët, nuk do të thotë që këtë e ka shkaktuar ose marrja e një arushi prej pellushi ose marrja e një vaksine- kjo është thjesht një rastësi. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të pyesni profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse keni disa pyetje në lidhje me vaksinat.

§Antigens can include a dead or weakened virus or bacteria, part(s) of a virus or bacteria, or a deactivated toxin produced by the virus or bacteria.

Miti Nr. 7

„Vaksina MMR shkakton autizëm *“

Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë e shkakton autizmin, por të paktën dhjetë studime cilësore sugjerojnë se nuk shkaktohet nga vaksinat. Simptomat e autizmit shpesh fillojnë të shfaqen në vitet e para të jetës dhe përfshijnë vështirësi me sjelljen dhe komunikimin. Çrregullimet e spektrit të autizmit identifikohen në periudhën kur fëmijët fillojnë të flasin, kur ata zhvillojnë komunikim të pavarur me botën përreth, dhe që përkon me kalendarin e vaksinimit dhe dhënien e vaksinës MMR (viti i dytë i jetës). Kjo stuhi ka nisur nga një artikull i shkruar nga Andrew Wakefield në vitin 1989, i botuar në Lancet, në lidhje menatë që pretendonte të ishte shoqata e vaksinës MMR, fruthit, shytave, rubeolës dhe autizmit, i cili ende nuk është qetësuar, kështu që ka akoma përkrahës të kësaj teze, megjithëse studime të shumta e kanë hedhur poshtë këtë pretendim. Pas studimeve të shumta shkencore dhe artikujve të botuar, Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, Këshilli Britanik i Kërkimit Mjekësor dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë janë ende midis të parëve që mbajnë qëndrimin se nuk ka marrëdhënie shkak-pasojë midis vaksinës MMR dhe zhvillimit të autizmit. Vaksinat mbrojnë sot më shumë fëmijë se kurrë më parë, por fatkeqësisht imunizimi ka rënë viktimë e suksesit të tij - shumë njerëz besojnë se disa sëmundje janë çrrënjosur përgjithmonë, kështu që ata nuk i kuptojnë përfitimet e imunizimit. Fëmijët nuk vaksinohen sepse prindërit e tyre nuk janë të informuar sa duhet për imunizimin, ose kanë keqkuptime në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Informacioni më shpesh kërkohet në internet (sipas hulumtimeve, rreth 70%), dhe vetëm një e treta (rreth 33%) pyesin mjekun e familjes. Ankthi i prindërve dhe rënia e mbulimit të imunizimit vërehen nga viti në vit, dhe lëvizjet e organizuara kundër vaksinimit të detyrueshëm kanë një rol të madh për këtë.

Referencat:

  1. 1. Measles, Mumps, Rubella Vaccination and Autism, A Nationwide Cohort Study, Anders Hviid, Jørgen Vinsløv Hansen, Morten Frisch, Mads Melbye, Available at: https://www.acpjournals.org/doi/10.7326/M18-2101, Accessed May 28,2021.
  2. *MMR is an acronym for (M)easles, (M)umps and (R)ubella.

Miti Nr 8

„Vaksinat përmbajnë substanca toksike dhe të dëmshme“

Një nga argumentet e zakonshme të përdorur nga njerëzit që janë kundër vaksinave është se vaksinat përmbajnë substanca toksike dhe të dëmshme. Kjo, sigurisht, nuk është e vërtetë. Përkundrazi,duke qenë se vaksinat janë produkte biologjike që u jepen kryesisht personave të shëndetshëm, më shpesh fëmijëve, ato i nënshtrohen kontrolleve shumë rigoroze të cilësisë dhe efikasitetit. Është kryer gjithashtu në mënyrë të detajuar monitorimi i të gjitha efekteve anësore që ndodhin pas vaksinimit dhe janë kryer ekzaminime nëse këto ngjarje kanë lidhje me vaksinat e dhëna. Secila vaksinë duhet të përmbajë një imunogjen që ka funksionin të nxisë një përgjigje specifike të personit të vaksinuar dhe i cili është një antigjen specifik (ose disa antigjenë) që është një pjesë integrale e patogjenit (në vaksinat e qelizave të gjalla, ose të vdekura) i cili merret duke u pastuar nga patogjeni ose prodhohet në qeliza (p.sh. myku) duke përdorur teknikën e rikombinimit të ADN-së. Gjithashtu, shumë vaksina përmbajnë ndihmës, ruajtës dhe stabilizues në sasi të përcaktuara, shumë të vogla. Antibiotikët që shtohen me raste mund të gjenden edhe në disa vaksina. Ato janë krijuar për të parandaluar ndotjen e kulturave qelizore, aminoacidet që shtohen për të stimuluar rritjen e patogjenëve, formaldehidin, roli i të cilit është të çaktivizojë patogjenin ose toksinën që prodhojnë, dhe vaksinat e bëra duke përdorur vezë pule mund të përmbajnë gjithashtu ovalbumin. Të gjithë këta përbërës hiqen gjatë prodhimit të vaksinave, kështu që edhe nëse janë të pranishëm në vaksina, ato janë në përqendrime shumë të vogla (si gjurmë). Sasia e vogël e mërkurit që gjendet në një vaksinë është më pak sesa ajo që gjendet në një sanduiç me ton! Disa vaksina përmbajnë një ndihmës me alumin në mënyrë që përgjigjja imune të jetë më e fortë dhe të zgjasë më shumë. A e dini, gjatë 6 muajve të parë të jetës, foshnjet marrin më shumë alumin nga qumështi i gjirit ose formula për të porsalindurit sesa nga ndonjë vaksinë?

Referencat:

  1. 1. Keith LS, Jones DE, Chou CH. Aluminum toxicokinetics regarding infant diet and vaccinations. Vaccine. 2002;20:S13-7.
  2. 2. Mitkus RJ, King DB, Hess MA, Forshee RA, Walderhaug MO. Updated aluminum pharmacokinetics following infant exposures through diet and vaccination. Vaccine. 2011;29:9538-43.
  3. 3. Mitkus RJ, Hess MA, Schwartz SL. Pharmacokinetic modeling as an approach to assessing the safety of residual formaldehyde in infant vaccines. Vaccine. 2013;31:2738-43.
  4. 4. Pichichero ME, Gentile A, Giglio N, Umido V, Clarkson T, Cernichiari E, Zareba G, Gotelli C, Gotelli M, Yan L, Treanor J. Mercury levels in newborns and infants after receipt of thimerosal-containing vaccines. Pediatrics. 2008;121:e208-14.
  5. 5. Plotkin S, Orenstein W, Offit P, Edwards KM. Plotkin’s Vaccines, 7th Edition, Elsevier, 2018

MAT NUMBER MAT-AL-2100056-1.0-04/2021

Nëse kërkon të informohesh për më të rejat për
shëndetin bëj Subcribe tek Newsleter i jonë

MAT-AL-2100060-1.0-07/2021