logo

VAKSINOJE FËMIJËN PËR NJË
TË ARDHME PA SHQETËSIME!

Kolla e Mirë - Si Ta Parandalojmë Atë Në Secilën Periudhë Të Zhvillimit Të Fëmijës.

Edhe pse vaksinimi kundër pertusis (kollës së mirë) kryhet në mbarë botën prej disa dekadash tashmë, kjo sëmundje infektive e vazhdueshme ende përfaqëson një problem të madh shëndetësor në të gjithë botën. Dhe jo vetëm kaq - shumë vende kanë vërejtur një rritje të rasteve të kësaj sëmundje në vitet e fundit. Pikërisht për këtë arsye epidemiologët dhe ekspertët e tjerë vazhdojnë të gjejnë mënyra për t'i dhënë fund kësaj sëmundjeje duke krijuar programe më të zgjeruara të vaksinimit dhe duke përforcuar ato ekzistueset.

Le t’ia nisim nga fillimi. Pertusis ose kolla e mirë është një sëmundje infektive që karakterizohet nga kollitje të forta. Të vegjlit preken më shumë nga kjo sëmundje, ndërsa fëmijët më të rritur, të rinjtë apo të rriturit përjetojnë simptoma më të lehta, nëse ka. Në këtë mënyrë, fëmijët e rritur dhe adoleshentët bëhen, pa e ditur, një burim infeksioni për vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël, veçanërisht nëse ata nuk i janë nënshtruar ende imunizimit fillestar me tre hapa. Por, si është e mundur që fëmijët e rritur të mos kenë imunitet ndaj kësaj sëmundjeje nëse janë vaksinuar në fëmijërinë e hershme? Përgjigja qëndron në faktin se imuniteti i fituar nga vaksinimi kundër kollës së mirë në fëmijërinë e hershme zvogëlohet gradualisht me kalimin e viteve. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë mjekët rekomandojnë të ashtuquajturin ri-vaksinim para fillimit të shkollës, i cili mbron nxënësit e klasave të para nga infeksionet kur hyjnë në një grup më të madh me fëmijë, d.m.th., fëmijët e shkollës, por edhe pjesën tjetër të familjes.

Kohëzgjatja mesatare e imunitetit të fituar nga vaksinimi është pesë vjet; prandaj, pas vaksinimit fillestar në vitin e parë të jetës, ri-vaksinimi në vitin e dytë të jetës dhe vaksinimi "përforcues" (ri-vaksinimi) para fillimit të shkollës, pra në moshën shtatë vjeçare, do të ishte ideal nëse adoleshentët e moshës 11 deri në 12 vjeç do të ri-vaksinoheshin gjithashtu. Shumë vende konsiderojnë futjen e një doze vaksine për prindërit dhe personat e tjera të afërt me fëmijët, si dhe vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor që punojnë me fëmijë të vegjël. Këtu, vaksina kundër pertusis është në dispozicion në disa forma: për të sapolindurit, si një vaksinë e kombinuar pentavalente ose heksavalente që siguron mbrojtje të plotë kundër sëmundjeve infektive si difteria, tetanozi, hepatiti B, Hib dhe poliomieliti. Prandaj në Protokollin e Vaksinimit në Shqipëri duhet të shtohet ri-vaksinimi te parashkollorët, hap ky i implementuar në pjesën më të madhe të shteteve sipas rekomandimeve të të gjithë ekspertëve shkencorë botërorë. Kjo vaksinë jo vetëm që mbron fëmijën tuaj, por gjithashtu parandalon shpërthimet e epidemive në shkolla. Pra, mos e harroni këtë - para se të bjerë zilja e parë e shkollës, është koha për vaksinim!

Ky tekst është shkruar në bashkëpunim me Sanofi Pasteur MAT-AL-2100056-1.0-04/2021

Nëse kërkon të informohesh për më të rejat për
shëndetin bëj Subcribe tek Newsleter i jonë

MAT-AL-2100060-1.0-07/2021