logo

VAKSINOJE FËMIJËN PËR NJË
TË ARDHME PA SHQETËSIME!

Çfarë Janë Vaksinat e Kombinuara dhe Përse Duhet t’i Zgjedhim?

Programi i imunizimit të foshnjes mund të duket i komplikuar për një të rritur, imagjino për një fëmijë të vogël. Përballë një kalendari të tillë të ngjeshur, shumë prindër mund të gjykojnë se nuk ka asgjë të keqe të anashkalojnë një ose dy takime te mjeku pediatër, ose t’i shtyjnë ato për një datë të mëvonshme. Një vendim i tillë ama do të sillte rrezik të lartë të prekjes nga një sëmundje e rëndë infektive, që falë vaksinës do të ishte lehtësisht e parandalueshme. Në mënyrë që imunizimi i hershëm të jetë sa më i këndshëm si për foshnjën, ashtu edhe për prindërit e tij, gjithnjë e më shumë në vend dhe në botë po përdoren vaksinat e kombinuara, të cilat me një gjilpërë të vetme sigurojnë mbrojtje kundër disa sëmundjeve të ndryshme, me vetëm një takim te mjeku. Vaksinat e kombinuara të disponueshme në Shqipëri janë në përputhje me planifikimin aktual të imunizimit dhe gjithashtu vijnë me shumë avantazhe të tjera. Për shembull, vaksinat e kombinuara hekzavalente zvogëlojnë numrin e takimeve te mjeku dhe i kursejnë foshnjeve disa gjilpëra, gjë e cila i bën prindërit më të kënaqur teksa sigurojnë imunizimin e hershëm- mbrojtjen e plotë e fëmijës që nuk njeh kohë. Për më tepër, teknologjia e vaksinave të kombinuara zvogëlon ndikimin në mjedis, pasi ato zënë më pak hapësirë ​​gjatë transportit dhe ruajtjes në zinxhirin e ftohtë. Tashmë në kontrollet e para pediatrike, ju keni të drejtë të pyesni për opsionet më të favorshme të vaksnimit për foshnjen tuaj të porsalindur. Shumë prindër shpesh shqetësohen se vaksina e kombinuar mund të mbingarkojë sistemin e ri imunitar të foshnjes, por shqetësime të tilla janë të pabazuara. Sistemi imunologjik i një foshnje të porsalindur është i gatshëm t'i përgjigjet një numri të madh të patogjenëve që nga dita e parë e jetës. Kapaciteti i tij është aq i lartë sa që, teorikisht, mund të reagojë për rreth 10.000 vaksina të njëkohshme! Sipas këtij këndvështrimi, vaksinat e kombinuara me 6 patogjenë të ndryshëm (difteria, tetanozi, pertusis, poliomieliti, Hib dhe hepatiti B) ngarkojnë sistemin imunitar të foshnjës me më pak se 0,06%.

Vaksinat e kombinuara me cilësi të mirë - të cilat janë pjesë e sistemit të rregullt të vaksinimit - jo vetëm që nuk do të "mbingarkojnë" sistemin imunitar të foshnjes suaj, por gjithashtu janë vërtetuar si mbrojtje e sigurt me efekte anësore minimale. Prindërit mund të presin ënjtje dhe skuqje të lehtë në vendin e vaksinimit si dhe ethe të lehta, por të gjitha këto simptoma mund të ulen menjëherë falë përqafimit të dashur të nënës ose babait.

Ky tekst është shkruar në bashkëpunim me Sanofi Pasteur MAT-AL-2100057-1.0-04/2021

Nëse kërkon të informohesh për më të rejat për
shëndetin bëj Subcribe tek Newsleter i jonë

MAT-AL-2100060-1.0-07/2021