logo

VAKSINOJE FËMIJËN PËR NJË
TË ARDHME PA SHQETËSIME!

A Janë Të Gjitha Vaksinat e Njejta dhe Ku Ndryshojnë Ato?

Epidemia e Koronavirusit ka tërhequr vëmendjen tonë kolektive për rëndësinë e vaksinave, por gjithashtu për faktin se ,edhe pse të gjitha vaksinat kryejnë detyrën e tyre themelore dhe sigurojnë mbrojtje ndaj një sëmundjeje të veçantë infektive, jo të gjitha janë prodhuar me të njëjtën teknologji, dhe për këtë arsye mekanizmi i veprimit të tyre mund të ndryshojë disi. Në këtë udhëzues të shkurtër, ne do t'ju tregojmë dallimet midis vaksinave monovalente dhe polivalente, midis vaksinave qelizore dhe jo-qelizore dhe midis "imunizimit fillestar" dhe "ri-vaksinimit", në mënyrë që të mund të krijoni një listë opsionesh(zgjedhjesh) dhe të gjeni më të mirin për familjen tuaj. Për fillestarët, ne do të shpjegojmë karakteristikat e çdo vaksine cilësore. Vaksinat cilësore kanë efekte anësore minimale; aplikimi i tyre nuk shkakton një “infeksion” me sëmundjen nga e cila mbrojnë, si(dhe) as shenja e simptoma të sëmundjes në fjalë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se vaksina mbetet njësoj e fuqishme dhe e qëndrueshme nga dita e prodhimit deri në ditën e skadimit. Dhe e fundit nga rradha, por jo nga rëndësia, një vaksinë cilësore krijon një reagim të mirë imunologjik dhe siguron mbrojtje ndaj sëmundjes përgjithmonë, ose gjatë një periudhe mjaft të gjatë kohore.

Vaksinat monovalente janë të specializuara në një sëmundje të vetme, ndërsa ato polivalente përmbajnë një kombinim të disa patogjenëve, dhe për këtë arsye sigurojnë njëkohësisht mbrojtje kundër një sërë sëmundjesh infektive, me një gjilpërë të vetme. Avantazhi i vaksinave polivalente është se ato kursejnë kohë, zvogëlojnë numrin e takimeve te mjeku dhe numrin e gjipërave(cpimeve), gjë që gjithashtu zvogëlon stresin tek foshnjat apo fëmijët e vegjël, si dhe te prindërit e tyre. Për shembull, ne kemi një vaksinë heksavalente për të sapolindurit, me të cilin një fëmijë mbrohet me një gjilpërë të vetme kundër të gjitha sëmundjeve të renditura në protokollin e detyrueshëm të vaksinimit (difteria, tetanozi, poliomieliti, kolla e mirë, hepatiti B dhe infeksioni i shkaktuar nga bakteret haemophilus influenzae të tipit B).

Vaksinat qelizore përmbajnë qeliza të plota në gjendje jo-aktive të një virusi ose një bakteri dhe janë përdorur që në vitet 1940 dhe 1950. Këto vaksina përdoren shpesh në parandalimin e kollës së mirë dhe janë jashtëzakonisht efikase; megjithatë, shpesh shkaktojnë reaksione lokale dhe sistematike(sistemike) disi më të theksuara. Nga ana tjetër, vaksinat qelizore nuk përmbajnë një qelizë të tërë, por përkundrazi vetëm antigjene (pjesë) individuale të një bakteri. Ato sigurojnë mbrojtje të posaçme dhe shkaktojnë më pak efekte anësore, së bashku me një imunitet disi më të shkurtër. Kur flasim për kohëzgjatjen e imunitetit, dalin në skenë ri-vaksinimet. Ato përdoren kur imuniteti i arritur nga vaksina fillestare fillon të ulet. "Ri-vaksinimi" - i cili do të rindërtojë mbrojtjen e sistemit imunitar të një fëmije kundër sëmundjeve infektive - rekomandohet para fillimit të shkollës, në momentin kur fëmija bie në kontakt me një grup më të madh të fëmijëve, ku vëllezërit e motrat më të vegjël janë gjithashtu të ekspozuar në mënyrë indirekte ndaj infektimit të mundshëm. Në përputhje me këtë, vaksina tetravalente, e cila përmban gjithashtu përbërës kundër kollës së mire, është e detyrueshme për fëmijët parashkollorë në Programet Kombëtare të Imunizimit në shumë shtete në të gjithë botën.

Ky tekst është shkruar në bashkëpunim me Sanofi Pasteur MAT-AL-2100059-1.0-04/2021

Nëse kërkon të informohesh për më të rejat për
shëndetin bëj Subcribe tek Newsleter i jonë

MAT-AL-2100060-1.0-07/2021